Policia e Gjermanisë ka bërë të ditur se ka arrestuar tre kosovarë të dyshuar për lidhje të mundshme me organizatat terroriste në një autostradë të jug të vendit.
Policia për krime të rënda në Bavari ka konfirmuar lajmin se tre personat janë arrestuar në autostradën Munich-Salzburg, raporton agjencia e lajmeve dpa.
Sipas raportimit, të arrestuarit po ishin në një makinë me targa belge. Megjithatë, zyra e policisë ka thënë se në këtë pikë nuk ka indikatorë se nëse këta persona janë të lidhur me sulmet e së martës në Bruksel.