S’ka liberalizim për serbët e Kosovës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    S’ka liberalizim për serbët e Kosovës

    Insajderi
    19 March 2016 - 14:02
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ambasada gjermane në Kosovë ka vendosur që qytetarët serb që kanë pasaporta të lëshuara nga Drejtoria Koordinuese e Serbisë duhet të marrin vizë para se të udhëtojnë në Zonën Shengen.

    Tek kushtet dhe procedurat për marrjen e vizave në këtë ambasadë, thuhet se mbajtësit e pasaportave biometrike serbe mund të udhëtojnë për në Zonën e Shengenit dhe të qëndrojnë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve pa vizë porse kjo nuk vlen për pasaportat  e lëshuar nga Drejtoria Koordinuese.

    “Mbajtësve të pasaportave serbe të lëshuara nga ‘Koordinaciona uprava’ u lejohet hyrja në Zonën e Shengenit vetëm me vizë”, thuhet në ueb faqen e ambasadës, raporton Insajderi.com

    Pasaportat e tillë kanë filluar të jepen nga Serbia që pas liberalizimit të vizave për këtë vend.  Atë kohë, Komisioni Evropian kishte vënë si kusht Serbisë që të lëshojë pasaporta vetëm për qytetarët e vet.

    Në pamundësi të dhënies së pasaportave të njëjtë sikurse me qytetarët që jetojnë në Serbi, Qeveria e Serbisë kishte vendosur që pasaportat për qytetarët serb që jetojnë në Kosovë të lëshohen nga Drejtoria Koordinuese.

    Vendimi i ambasadës gjermane ka ngjallur interesim tek serbët e Kosovës. Kossev, një portal që operon në pjesën veriore të Kosovës, ka kontaktuar me Ministrinë e Jashtme të Serbisë për të pyetur rreth këtij vendimi, por ata kanë thënë se nuk janë të informuar lidhur me këtë.

    Komisioni Evropian në vitin 2009 vendosi që nga janari i vitit 2010 qytetarët serbë të mos kenë nevojë për vizë për të udhëtuar në Zonën Shengen./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark