Gjermania me mesazh të qartë: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje, nuk ka as Asociacion - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi

    Gjermania me mesazh të qartë: Nëse nuk ka pjesëmarrje në zgjedhje, nuk ka as Asociacion

    Insajderi
    22 March 2023 - 19:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania e ka bërë të qartë sot se pa pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës në zgjedhjet lokale të parakohshme që do të mbahen në katër komunat në veri të vendit, nuk do të ketë krijim të Asociacionit. Një deklarim të tillë e ka bërë në Beograd, Carsten Meyer-Wiefhausen,  Zëvendës shefi i misionit të ambasadës gjermane në shtetin fqinj.

    Siç raportojnë mediat në Serbi, Meyer-Wiefhausen e ka sqaruar se formimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, nuk është i mundur, nëse listat e kandidatëve për zgjedhjet lokale që Kosova planifikon t’i mbajë në katër komuna në veri të Kosovës, nuk janë

    Siç raporton agjencia e lajmeve “Beta”, Carsten Meyer-Wiefhausen citohet të ketë deklaruar se; “kjo është një çështje krejtësisht praktike”.

    I pyetur për pasojat e mundshme nëse listat e kandidatëve nuk dorëzohen brenda afatit, në panelin e diskutimit , ai ka thënë se -“nëse nuk keni zyrtarë, kryetarë komunash, nuk mund të krijoni një komunitet komunash”.

    “Pa njerëz në to, nuk keni institucione”, ka thënë ai.

    “Ju duhen ato institucione. Kaq e thjeshtë është”, është shprehur diplomati gjerman.

    Ndërkohë, afati i caktuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës për aplikimin e kandidatëve për zgjedhjet që planifikohen të mbahen në katër komuna në veri të Kosovës në fund të muajit prill, ka skaduar sot.

    Lista Serbe nuk ka paraqitur listën e kandidatëve dhe për rrjedhojë ajo nuk do të marrë pjesë në zgjedhje.

    Arsyetimi i tyre është se ata do t’I bojkotojnë zgjedhjet derisa të gjitha njësitë speciale të Kosovës të tërhiqen nga ajo zonë dhe të mos formohet Asociacioni.

    Diplomati gjerman, Meyer-Wiefhausen, këto deklarime I ka bërë në një debat të mbajtur në Beograd me temën: “Asgjë në mes – Propozimi evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”.

    Ky debat u organizua nga Lëvizja Evropiane në Serbi dhe Fondacioni Friedrich Ebert./RTK/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark