Gjermania miraton martesat e homoseksualëve, Merkel voton kundër – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania miraton martesat e homoseksualëve, Merkel voton kundër

    Insajderi
    30 June 2017 - 15:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Parlamenti gjerman i ka legalizuar martesat në mes të personave me gjini të njëjtë.

    Ligjvënësit e kanë miratuar ligjin për t’i dhënë të drejtën e martesës, anëtarëve të komunitetit LGBT, si dhe t’ju lejojë atyre adoptimin e fëmijëve.

    Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se ka votuar kundër legalizimit të martesave të homoseksualëve duke bërë të qartë qëndrimin e saj se martesa duhet të realizohet në mes të një gruaje dhe një burri.

    “Për mua martesa sipas ligjeve bazë ndodh në mes të një gruaje dhe burri, kjo është arsyeja se pse kam votuar kundër sot”, ka deklaruar ndër të tjera Merkel.

    Ajo i ka bërë këto deklarata vetëm disa momente pas votimit të parlamentit për miratimin e amandamentit përmes së cilit do të legalizohen martesat në mes të gjinisë së njëjtë.

    “Shpresoj që vendimi im të promovojë respektin që duhet ta kemi për mendime të ndryshme dhe për më shumë paqe në shoqëri”, ka shtuar Merkel

    Kjo reformë pritet të zyrtarizohet para fundit të vitit. /REL


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark