Gjermania ka triumfuar në miqësoren “e luksit” ndaj Francës, duke dhënë kështu sinjale se po këndellet para fillimit të Kampionatit Evropian “Euro 2024”.
Të përzgjedhurit e Julian Nagelsmann fituan me rezultatin e pastër 0:2. Ndeshja u zhvillua në Lyon.
Gjermanët shënuan nga një gol në të dy pjesët. Fillimisht shënoi Florian ëirtz vetëm pas shtatë sekondave lojë, kurse rezultatin e vendosi Kai Havertz, i cili shënoi në minutën e 49-të.
Gjermania pas tre ditësh do të luajë miqësoren e dytë dhe të fundit për këtë muaj, si nikoqire e Holandës.
Ndërsa, Franca do të luajë si vendase ndaj Kilit.