E përditshmja lokale “Cuxhavener Nachrichten” njoftoi të premten se policia kufitare gjermane ka vëzhguar fenomenin që vjeshtën e kaluar.
Zëdhënësi i policisë Holger Jureczko, ka thënë se të rinjtë, kryesisht nga Shqipëria dhe Kosova, ishin përpjekur në mënyrë të përsëritur të ngjiten mbi gardhet e sigurisë të portit në qytet për të arritur kamionët me anije mallrash.
Tre shqiptarë të cilët kishin udhëtuar në Angli në mënyrë të paligjshme janë kthyer në Cuxhaven të hënën.
Jureczko tha se policia dhe operatorët e portit kanë rritur masat e sigurisë dhe autoritetet besojnë se ata kanë kapur shumicën e këtyre personave ilegal. /Insajderi.com