Qeveria gjermane ka vendosur të “ngrijë” eksportet e armëve në drejtim të Izraelit, me qëllimin për të zgjidhur problemet ligjore që kanë lindur.
Reuters konfirmon lajmin duke cituar një burim në Ministrinë Federale të Ekonomisë, e cila është gjithashtu përgjegjëse për miratimin e eksportit të sistemeve të armëve.
Vitin e kaluar Gjermania miratoi eksportin e armëve dhe pajisjeve ushtarake me vlerë 326.5 miliardë euro, që është 10 herë më shumë se vlera e eksporteve përkatëse në vitin 2022, raporton A2.
Eksportet, megjithatë, kanë qenë të kufizuara këtë vit, me vlerën e tyre në 14.5 milionë nga janari deri më 21 gusht, ndërsa dërgesat e këtij viti përfshijnë “armë lufte” me vlerë vetëm 32,449 euro.
I njëjti burim nga Ministria e Ekonomisë tha se miratimi i licencave për eksportin e pajisjeve në Izrael është ndërprerë për të sqaruar nëse ato shkelin legjislacionin gjerman, i cili është veçanërisht kufizues për përdorimin e armëve të prodhimit gjerman.