Ministri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier thotë se Bashkimi Evropian nuk guxon të bjerë në “depresion dhe paralizë” pas votimit të britanikëve për t’u larguar nga blloku.
Ai i bëri këto komente me të arritur në një takim urgjent mes gjashtë shteteve themeluese të BE-së për të diskutuar referendumin, shkruan BBC.
Ata do të bisedojnë rreth procesit dhe do të tentojnë të gjejnë mënyra për të përshpejtuar daljen e Britanisë nga Evropa dhe mendohet se do të diskutojnë edhe për mënyra për të bindur të tjera shtete që të mos veprojnë njëjtë.
Gjashtë shtetet që po marrin pjesë në këtë takim në Berlin janë Gjermania, Franca, italia, Belgjika, Luksemburgu dhe Holanda, të cilat i bashkuan forcat në vitet ’50 dhe vazhdojnë të jenë baza e BE-së.
Kurse samiti i parë pa përfaqësim të Britanisë do të mbahet të mërkurën.
Përfaqësues të lartë të BE-së dje kanë kërkuar nga Britania që të dalë sa më shpejt të jetë e mundur nga blloku./Insajderi.com