×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Gjermania paralajmëron “luftë rajonale” nëse palët në Izrael dhe Liban refuzojnë armëpushimin

    Insajderi
    26 June 2024 - 09:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock paralajmëroi për rrezikun e një lufte rajonale nëse palët në Izrael dhe Liban refuzojnë përpjekjet për armëpushim.  Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Jashtme të Libanit thuhet se Baerbock u takua me homologun e tij libanez Abdallah Bou Habib në kuadër të vizitës së saj në Bejrut.

    Në takimin ku ministrat diskutuan për situatën në Liban dhe në rajon, u potencua rëndësia lidhur me përpjekjet e nevojshme për të parandaluar përshkallëzimin dhe përhapjen e konflikteve.

    Duke shprehur shqetësimin e vendit të saj, Gjermanisë, për ngjarjet në jug të Libanit për shkak të përleshjeve reciproke me Izraelin, Baerbock paralajmëroi se mund të hyhet në një rrugë pa krye, veçanërisht nëse palët në Izrael dhe Liban refuzojnë armëpushimin.

    “Nëse nuk arrihet marrëveshje armëpushimi, kjo do të përbëjë rrezik për të gjithë. Kjo përfshin jo vetëm Libanin dhe Izraelin, por edhe një luftë rajonale”, paralajmëroi Baerbock.

    Ministri i Jashtëm libanez, Abdallah Bou Habib tha se vendi i tij ka treguar gjithmonë përpjekje për zgjidhje pro paqes, veçanërisht nën hijen e vështirësive me të cilat po përballet aktualisht. Ai bëri thirrje për mobilizimin e mbështetjes ndërkombëtare për vendin e tij dhe forcimin e forcave të armatosura libaneze.

    Baerbock pas Tel Avivit dhe Ramallahut mbërriti në Bejrut si pjesë e një vizite njëditore ndërsa u takua me kryeministrin Najib Mikati si dhe me zyrtarë të lartë të Libanit.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark