Shi, stuhi dhe borë, plus një rënie e ndjeshme e temperaturave. Gjermania tashmë ka hyrë në sezonin e saj të parë dimëror.
Sipas ekspertit të motit, Karsen Brandt, e mërkura do të jetë e karakterizuar kryesisht nga reshje bore.
Snowfall this morning on the way to work in Munich 🌨❄ pic.twitter.com/Zzdae6nm4K
— Patty (@patty_felg) November 20, 2024
Ai tha se ajri polar pritet të mbërrijë të martën, duke sjellë stuhi të forta, ndërsa paraditen e së mërkurës reshjet e borës do të jenë të mundshme deri në lartësi prej 200 deri në 300 metra, duke arritur deri në 10 centimetra borë. Brandt paralajmëroi se pa gomat e dimrit, asgjë nuk do të funksionojë të mërkurën.
Mynihu ka pasur gjithashtu reshje bore gjatë natës. Vija e reshjeve të borës do të zbresë gradualisht në lartësi më të ulëta, duke krijuar probleme për shumë shoferë.
Erë e ftohtë do të fryjë gjatë kësaj periudhe, ndërsa masat e ftohta ajrore do të mbeten deri në mëngjesin e së shtunës. Pas kësaj, parashikohet një ndryshim i mundshëm i situatës së motit.
Stuhia do të përhapet në Berlin, Brandenburg, Turingi dhe Saksoni deri në mbrëmjen e vonë, duke sjellë mundësi për ndërprerje të trafikut rrugor dhe hekurudhor.