Gjermania: Po shqyrtojmë ndalimin e dërgesës së armëve në Izrael - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania: Po shqyrtojmë ndalimin e dërgesës së armëve në Izrael

    Insajderi
    30 May 2025 - 23:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha në një intervistë me Sueddeutsche Zeitung se Berlini mund të vendosë të mos dërgojë më armë në Izrael.

    “Izraeli merr armë nga Gjermania. Gjithmonë ka qenë kështu.  Izraeli është i ekspozuar ndaj kërcënimeve serioze për sigurinë dhe ekzistencën e tij: përfshirë ato nga Huthitët, Hezbollahu dhe Irani. Dhe duhet të jetë në gjendje të mbrohet vetë, duke përfshirë edhe sistemet gjermane të armëve.

    Një pyetje tjetër është nëse ajo që po ndodh në Rripin e Gazës është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

    Po e shqyrtojmë çështjen dhe bazuar në këtë vlerësim, do të autorizojmë dërgesa të mëtejshme të armëve nëse është e nevojshme”, u shpreh Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark