Ministria e Brendshme e Gjermanisë është duke përkrahur planet për ndalimin e ferexhes si pjese e masave anti-terror.
Ministri Thomas de Maiziere po ashtu ka propozuar deportimin më të shpejtë nga vendi kriminelët.
Ai pritet që të prezantojë këto ide të enjten, njofton BBC.
Në Gjermani, në javët e fundit kanë ndodhur disa sulme, disa prej të cilave të lidhura me terrorizmin islamik.
Në korrik, një adoleshent nga Afganistani ka lënduar pesë persona në një tren në Ëuerzburg para se të vritej nga policia. Në të njëjtin muaj, një refugjat nga Siria vrau vetën dhe plagosi 15 të tjerë kur vendosi një bombë jashtë një festivali në Ansbach./Inasjderi.com