Qeveria e Gjermanisë ka ndarë më shumë se 40 milionë euro nga buxheti i shtetit për t’i paguar azilkërkuesit që do të larohen nga Gjermania.
Migrantëve do tu ofrohen secilit deri në 1200€ të largohen nga Gjermania dhe të tërheqin aplikimin e tyre për mbrojtje, dhe 800€ nëse zgjedhin të largohen pasi t’u refuzohet azili, raporton Independent.
Ministria e brendshme e Gjermanisë po mban programin “StarthilfePlus” së bashku me Organizatën Internacionale të Migrimit të SHBA që nga fillimi i krizës së refugjatëve.
Kjo është e hapur për qytetarët më të varfër të shteteve nga të cilat po dalin më së shumti refugjatë, si Siria, Afganistani, Eritrea, Iraku dhe Nigeria. Ndërsa për rusët, turqit, ukrainasit dhe nacionalitetet e tjera do të përjashtohen nga ndihma pas fazës tranzicionale të programit.
Thomas de Maiziere tha se për ata që nuk kanë ndonjë perspektivë për të qëndruar, është më mirë të shfrytëzohet mundësia për largim të vullnetshëm, se sa të presin hapin e ardhshëm, dëbimin. /Insajderi.com