Gjermania vendos për rritje të pagës minimale, më e larta në BE pas Luksemburgut - Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania vendos për rritje të pagës minimale, më e larta në BE pas Luksemburgut

    Insajderi
    27 June 2025 - 12:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një komision i emëruar nga qeveria gjermane ka vendosur të premten që paga minimale në Gjermani të rritet në 14.60 euro për orë deri në vitin 2027.

    Sipas Deutsche Welle, kjo rritje do të realizohet në dy faza.

    Në fillim të vitit 2026, paga minimale do të kalojë nga 12.82 euro në 13.90 euro për orë. Një vit më vonë, do të shtohet edhe 0.70 euro, duke arritur kështu në 14.60 euro për orë në vitin 2027.

    Me këtë rritje, një punëtor në Gjermani pritet të përfitojë rreth 2,500 euro në muaj. Kjo e pozicionon Gjermaninë si vendin e dytë në Bashkimin Evropian me pagën minimale më të lartë, menjëherë pas Luksemburgut, ku paga mujore minimale aktualisht është 2,638 euro.

    Përveç Luksemburgut dhe së shpejti Gjermanisë, edhe Belgjika, Holanda dhe Irlanda janë ndër vendet e BE-së ku paga minimale mujore kalon shumën prej 2,000 eurosh.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Botë
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark