Gjermania voton sot për presidentin e ri – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjermania voton sot për presidentin e ri

    Insajderi
    12 February 2017 - 10:34
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Asambleja parlamentare në Gjermani pritet të zgjedhë presidentin e ri të vendit këtë të dielë, ndërsa ish-ministri i Jashtëm, Frank-Walter Steinmeier shihet si favoriti kryesor për këtë post.

    Presidenti gjerman ka shumë pak fuqi ekzekutive, por konsiderohet sërish një autoritet i rëndësishëm moral. Kreu i ri i shtetit do të pasojë Joachim Gauck, 77-vjeçarin dikur pastor dhe aktivist prodemokracisë nga Gjermania Lindore, i cili për shkak të moshës nuk ka kërkuar një mandat të dytë 5-vjeçar.

    Steinmeier, ministër i Jashtëm i Gjermanisë deri muajin e kaluar, ka mbështetjen e “koalicionit të gjerë” të Kancelares Angela Merkel, parti të qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë. Mes tyre, vetëm konservatorët e Merkelit të Unionin Kristian-Demokrat (CDU) dhe socialdemokratët (CSU) e qendrës së majtë, partnerët më të vegjël në koalicion, kanë 923 vende në Parlament, të cilët duhet të mjaftojnë për të siguruar zgjedhjen e Steinmeierit.

    Vota për presidentin pritet të jetë edhe veprimi i fundit i koalicionit përpara zgjedhjeve parlamentare të shtatorit të këtij viti, në të cilat Merkel kërkon një mandat të katërt, megjithatë, të dyja palët në koalicion duket se shpresojnë t’i japin fund bashkëpunimit.

    Steinmeier, një socialdemokrat, ka qenë prej kohësh një prej politikanëve më popullorë në Gjermani. Dikur, si shef i stafit të Kancelarit Gerhard Schroder, ai ishte një prej arkitektëve kryesorë të paketës së reformave ekonomike dhe shkurtimeve të mirëqenies të vitit 2003.

    Nën drejtimin e Merkel ai ka shërbyer dy herë si ministër i Jashtëm, në 2005-2009 dhe 2013-2017, mes të cilave ka qenë edhe udhëheqës i opozitës. Ai ka fituar respekt për shkak të këmbënguljes së tij në përpjekjet për të zgjidhur krizën afatgjatë në Ukrainë. 61-vjeçari Steinmeier ka kritikuar ashpër Donald Trumpin gjatë fushatës zgjedhore në SHBA.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark