Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjermania zgjat mandatin e ushtarëve të saj në kuadër të KFOR-it

    Insajderi
    26 June 2025 - 19:01
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjermania ka vendosur që ushtarët e saj në kuadër të KFOR-it të vazhdojnë kontributin e tyre në Kosovë.

    Vendimi për zgjatjet ë mandatit edhe për një vit është miratuar në parlamentin gjerman.

    Siç ka njoftuar gazetari i DW, Bahri Cani, 391 anëtarë të Parlamentit votuan pro zgjatjes, ndërsa 189 ishin kundër, kurse dy abstenuan.

    Deputetët e partive në pushtet (CDU/CSU dhe SPD) theksuan se misioni ushtarak gjerman në Kosovë është një histori suksesi dhe se duhet të vazhdojë. Ata theksuan gjithashtu se shteti më i ri evropian meriton një perspektivë të qartë evropiane. Në anën tjetër, përfaqësuesit e partisë ekstremiste djathtise, AFD dhe ata të Partisë Majtiste u pronuncuan kundër vazhdimit të mandatit të Bundeswehr-it në Kosovë, duke theksuar se “ky është një mision i dështuar dhe i panevojshëm’”, ka shkruar ai.

    Misioni ushtarak gjerman me rreth 400 ushtarë në kuadër të KFOR-it gjendet në Kosovë që nga viti 1999.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark