
Bundeswehr, forcat ushtarake të Gjermanisë, do të vazhdojnë të marrin pjesë në misionet e NATO-s dhe Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe për të monitoruar hapësirën detare, luftuar terrorizmin dhe parandaluar kontrabandën e armëve dhe personave.
Kabineti i kancelarit Friedrich Merz votoi sot për të zgjeruar dy misione për një vit tjetër. Ky vendim kërkon gjithashtu miratimin e parlamentit. Misioni “Med Irini” i Bashkimit Evropian pranë bregut të Libisë monitoron embargon e armëve të vendosur nga Kombet e Bashkuara mbi Libinë.
Gati 15 vjet pas rrëzimit të Moamer Gadafi në 2011, milicitë dhe dy qeveri kundërshtare ende luftojnë për pushtet dhe ndikim në këtë vend të Afrikës Veriore.
Qëllimi i misionit është të parandalojë eksportet ilegale të naftës dhe të ndihmojë në luftën kundër rrjeteve të kontrabandistëve dhe trafikantëve të njerëzve.
Pjesëmarrja e Bundeswehr-it në “Sea Guardian Operation” të NATO-s gjithashtu do të vazhdojë.
Sipas faqes zyrtare të aleancës, misioni “aktualisht po kryen tre detyra të sigurisë detare: ndërtimin e kapaciteteve për sigurinë detare, mbështetjen e vetëdijes situacionale në det dhe kundër-terrorizmin detar”.