Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olës dhe Vserlos: Më ke gjuajtur në fytyrë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti bën veprimin e papritur ndaj Olës dhe Vserlos: Më ke gjuajtur në fytyrë

    Insajderi
    11 March 2025 - 14:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Dita nisi e qetë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”, por gjërat ndryshuan kur të gjithë banorët u mblodhën në living. Teksa Gjesti po luante me Aldon dhe Shkëlzenin, Vserlo dhe Ola i kanë ngacmuar.

    Vserlo tentoi që t’u merrte ‘topin’ që banorët kishin improvizuar dhe Gjesti iu kundërpërgjigj duke i thyer një vezë në fytyrë. Ai nuk e priti aspak mirë këtë veprim të banorit dhe iu kthye duke i bërtitur:

    “Më ke gjuajtur në fytyrë. Më ke gjuajtur te hunda dhe te buza”.

    Më pas ai u ngrit në këmbë dhe mori diçka për t’ia hedhur në trup, po Ola, Rozana dhe Laerti i thanë që të mos bënte njësoj si ai.

    Gjesti nuk e la me kaq pasi mori një tjetër vezë dhe ia hodhi Olës, e cila po thoshte se me pataten që e kishin bërë si top mund t’u binte në fytyrë.

    Ola nuk reagoi pas veprimit që bëri Gjesti por u çua dhe u largua.

    “A doni me luajtur, loja me vezë, e mbaruam lojën ne, tani po ju ngacmojmë ne ju”, thoshte Gjesti pasi i theu vezën në kokë Olës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark