
Chelsea ka vendosur të dhurojë një pjesë të fondit të bonuseve të Kupës së Botës për Klube për familjen e futbollistëve të ndjerë Diogo Jota dhe Andre Silva, sipas raportimeve të The Athletic.
Klubi fitoi mbi 114 milionë dollarë pas pjesëmarrjes në turneun e korrikut, duke siguruar një fitim të konsiderueshëm financiar.
Nga kjo shumë, Chelsea la mënjanë 15.5 milionë dollarë në formë bonuse për futbollistët e tyre.
Lojtarët dhe zyrtarët e klubit ranë dakord të kontribuonin një pjesë të barabartë nga ky fond për familjen e Diogo Jotes.
Diogo Jota, sulmues i Liverpoolit, dhe vëllai i tij Andre humbën jetën tragjikisht në një aksident me makinë në Spanjë më 3 korrik.
Ky gjest tregon solidaritetin e komunitetit të futbollit në një periudhë zie dhe humbjeje të madhe.
Dhënia e këtij kontributi është një mënyrë për të përkujtuar dhe nderuar kujtimin e Jotes dhe Andre Silvës.