Në një skenë të pazakontë në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Gjesti, G Bani dhe Egli u panë duke kurdisur një plan intrigues në kuzhinë.
Treshja u angazhua për të fshehur ushqime në lavanderi, duke i vendosur ato në një valixhe për të shmangur prishjen.
G Bani, duke diskutuar situatën, u shpreh: “Gjërat që prishen duhet t’i kthejmë”, ndërsa Egli sqaronte se disa prej tyre ishin bulmet dhe mund të dëmtoheshin.
Teksa plani dukej se po merrte formë, G Bani i zgjati dorën Gjestit, duke pyetur me vendosmëri: “Në rregull, a shkojmë me zarf të zi?” Gjesti pranoi pa hezitim: “Po more”.
Por situata ndryshoi kur Egli, e shqetësuar nga ideja, e kundërshtoi, duke i thënë Gjestit: “Jo o Gjesti, jo për kokë time nuk të lë”, dhe u largua e zemëruar, pak më pas, Egli u rikthye pranë djemve prapë.