Portieri i Juventusit, Gianluigi Buffon është duartrokitur nga tifozët e Real Madridit pak para fillimit të pjesës së dytë.
Portieri ishte lojtari i fundit që po hynte në fushë për pjesën e dytë të ndeshjes çerekfinale të Ligës së Kampionëve, teksa kur u fut në fushë mori ovacione nga pjesa e tifozëve ultras të madrilenëve e më pas nga një pjesë e madhe e Bernabeut.
Buffon mori duartroktijet e tij të merituara nga tifozët e Realit, pavarësisht rezultatit 2-0 në të mirë të Juventusit në pjesën e parë, raporton Marca.
Momentalisht rezultati i ndeshjes së dytë çerekfinale të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit është 3-0 për italianët, teksa kanë mbetur më pak se pesë minuta lojë. /Insajderi.com