Gjesti i martuar? Zbulohet kush është Diellza që ai po e përmend shpesh – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti i martuar? Zbulohet kush është Diellza që ai po e përmend shpesh

    Insajderi
    28 January 2025 - 17:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shumë po përflitet për jetën personale të Gjestit, veçanërisht përgjatë qëndrimit të tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.

    Refuzimi i tij për të hedhur hapa me Eglin i rikujtoi shikuesve përmendjen e gjërave që ai ka lënë jashtë shtëpisë, brengë që e kishte që në BBVK.

    E si rrufe në qiell të pastër, erdhi hipoteza e mundësisë që Gjesti ka qenë ose është i martuar jashtë.

    Gjesti nuk ka qenë asnjëherë i martuar. Ai ka bashkëjetuar me vajzën e quajtur Diellza prej një kohe të gjatë.

    “Gjesti dhe Diellza kanë bashkëjetuar 4 vjet. Ajo është nga Prishtina por nuk ka të bëjë botën e të famshmëve. Është përpjekur shumë për të mirën e Gjestit por ai ia ka kthyer shpesh me të keq. Jo, nuk kanë qenë të martuar. Vetëm bashkëjetesë’, u shpreh burimi për Prive.al.

    Thuhet se ata kanë qenë bashkë deri para hyrjes së Gjestit në sezonin e tretë të BBVK. Përkundër grindjeve të vazhdueshme, gjërat mes tyre nuk kanë qenë krejtësisht të mbyllura në raportin mes tyre.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark