Debat i ashpër, Gjesti i merr valixhen me rroba G Banit dhe ia nxjerr jashtë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Debat i ashpër, Gjesti i merr valixhen me rroba G Banit dhe ia nxjerr jashtë

    Insajderi
    04 March 2025 - 16:03
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

    Një debat ka ndodhur mëngjesin e sotëm mes Jozit dhe Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Jozi, i cili u zgjua i pari, shkoi dhe mori shapkat e Gjestit për t’i veshur dhe nisi rutinën e tij.

    Kur Gjesti u zgjua nga gjumi vuri re se nuk i kishte shapkat dhe menjëherë nisi që t’i kërkonte. Kur doli te pjesa e banjës kuptoi që shapkat e tij i kishte marrë Jozi dhe i tha që t’ia jepte, por banori refuzoi.

    Menjëherë Gjesti reagoi dhe i tha se nëse ai nuk ia kthen, edhe ai do të prekë gjërat personale të tij. Fillimisht Gjesti shkoi dhe i mori varësen, të cilën vendosi që t’a linte shpejt.

    Më pas ai mori një valixhe të Jozit dhe e nxori jashtë. Teksa po e nxirrte në oborr, rrobat që ishin brenda ranë në tokë.

    Pas këtij veprimi të Gjestit, Jozi vendosi që t’i jepte shapkat dhe shkoi e mori valixhen e tij jashtë.

    “Mos bëj më hajgare, mi jep, jam duke i kërkuar, mos mi merr më papuçet. Janë të Shkëlzenit. Kur nuk i pashë u tranova. Pse i more te krevati im? Kush të tha me mi marrë?”, i thotë Gjesti – Jozit.

    “Ti i preke gjërat personale. Nuk do me mi dhënë papuçet? Vetë po më prekin gjërat personale, s’po i preku unë, vetë po më ngacmojnë dhe po më thonë mos i prek”, thotë Gjesti teksa nxjerr jashtë valixhen.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark