Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti i përmendi partnerin, Rozana i kthehet ashpër

    Insajderi
    27 March 2025 - 17:09
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” mes Rozanës dhe Gjestit. Teksa këngëtarja po qëndronte te krevati i saj, pranë i ka shkuar banori i cili i përmendi partnerin.

    Rozana i tha që të mos e përmendë pasi nuk po bën ai “Big Brother”. Nga ana tjetër Gjesti i thotë se ato që i ka bërë në tre muaj atij dhe Eglit, do t’ia kthejë për tre ditë.

    “Po bën një Big të fëlliqur, largohu, je i poshtër, je i pisët, ke denigruar vajzat”, iu kthye Rozana.

    Pjesë nga debati:

    Rozana: Burrin e kam jashtë, mos ma sill këtu brenda. Nuk po bën ai Big Brother.

    Gjesti: Edhe ti lëri gjërat e jashtme. A do lojë të fëlliqur?

    Rozana: Ti i ke buzët me qumësht, ti je i fëlliqur.

    Gjesti: Mbaje, mos qaj. Unë i kam mbajtur krejt.

    Rozana: M’u hiq qafe, po të paralajmëroj m’u hiq qafe se po bën një Big të fëlliqur. Mos m’u afro, je i poshtë, je gënjeshtar. Ti kishe kërkuar mamit e babit falje se ke denigruar një vajzë këtu. Pse nuk e kërkove?

    Gjesti: Ça i ke bërë ti Egli?

    Rozana: Të thanë je shumë mirë, nuk ke qenë shumë mirë, të kanë gënjyer.

    Gjesti: Kam me ta dridhur krejt sistemin, për 3 ditë kam për të bërë atë që na ke bërë në 3 muaj dhe Eglit, thikë pas shpine.

    Rozana: Je i pisët, ke denigruar vajzat, m’u largo.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark