Tyson Fury raportohet se u largua nga ringu menjëherë pas humbjes ndaj Oleksandr Usyk për shkak të një akti të shëmtuar.
Mbrëmjen e së shtunës, Usyk dhuroi një tjetër paraqitje të mirë duke arritur që ta mposhtë britanikun për herë të dytë radhazi në Riad të Arabisë Saudite.
37-vjeçari e siguroi fitoren me vendim unanim të gjyqtarëve Gerardo Martinez, Patrick Morley dhe Ignacio Robles të cilët i dhuruan fitoren Usykut me rezultat 116-112.
Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, teksa Usyk po intervistohej brenda ringut, kampioni aktual i IBF-së Daniel Dubois, u fut me dhunë në ring.
Britaniku i cili e mposhti Anthony Joshuan në shtator, i kërkoi Usykut një rimeç duke i thënë: Hey Usyk, më jep hakmarrjen time. Unë dua hakmarrjen time.
Usyk menjëherë e pranoi këtë kërkesë të tij duke u përgjigjur: Shkëlqesia e Tij (Turki Alalshikh), ju lutem më bëni të luftojë me Daniel Dubois, faleminderit.
Sidoqoftë, veprimet e Dubois nuk u përshëndeten aspak nga ish-boksieri i njohur Carl Frampton.
Sipas një raportimi nga The Sun, Fury u largua menjëherë nga ringu pasi Dubois u fut aty për të ndërprerë në gjysmë intervistën e Usyk, me Frampton që e cilësoi sjelljen e 27-vjeçarit si të shëmtuar.
"I want my revenge, Usyk!" 😧@DynamiteDubois crashes Oleksandr Usyk's celebration speech!#Usyk2Fury | BUY NOW on TNT Sports Box Office ▶️ https://t.co/FXWiFF98Ej pic.twitter.com/VgjzvMr3t5
— Boxing on TNT Sports (@boxingontnt) December 21, 2024