“Gjesti, jozi, mozi, kozi – krejt një teatër banal” – aktori kosovar shfaq nervozizëm ndaj atyre që po përqendrohen te Gjesti, e jo te rritja e çmimit të rrymës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Showbiz
  • Lajme

    “Gjesti, jozi, mozi, kozi – krejt një teatër banal” – aktori kosovar shfaq nervozizëm ndaj atyre që po përqendrohen te Gjesti, e jo te rritja e çmimit të rrymës

    Insajderi
    14 April 2025 - 15:05
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Aktori i njohur kosovar, Jeton Zogiani, ka reaguar me tone të ashpra ndaj vëmendjes së madhe që ka marrë incidenti mes Gjestit dhe Jozef Markut në “Big Brother VIP Albania”.

    Ai kritikoi ashpër publikun për fokusimin te një episod që, sipas tij, është i parëndësishëm krahasuar me sfidat reale që përballen qytetarët çdo ditë, shkruan Insajderi.

    Përmes një postimi në Facebook, Zogiani ka ngritur pyetjen retorike: “A t’i kthehemi halleve të vërteta, apo do të mbesim te shfaqjet qesharake?”

    Ai shtoi se ngjarje të tilla, të cilat i cilëson si “teatër banal për ca përfitime mjerane”, po e largojnë vëmendjen nga problemet serioze si rritja e çmimeve dhe përkeqësimi i kushteve të jetesës.

    “Gjesti, Jozi, Mozi, Kozi – krejt një teatër banal për ca përfitime mjerane. Po të kishim shpërthyer kështu për rrymën që na plaçkit, për jetën që na shtrenjtohet dita-ditës, sot do të ishim ndryshe. Por jo, heshtja jonë u ble lirë,” shkroi aktori.

    “Mal pa derra nuk ka!”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Lajme
    01 October 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark