Gjesti – Laertit: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh, e ke zgjatur puthjen… - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti – Laertit: Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh, e ke zgjatur puthjen…

    Insajderi
    27 March 2025 - 09:20
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti dhe Laerti së fundmi janë përfshirë në një debat ku herë pas here u përmend puthja që ata kanë ndarë më parë.

    Gjesti e pyeti aktorin nëse po e kuptonte tashmë kur fliste, duke i kujtuar atij që disa herë e kishte quajtur analfabet dhe se nuk e kuptonte kur fliste.

    Ai gjithashtu e sfidoi Laertin, duke e akuzuar se kishte tentuar ta puthte disa herë më parë. Gjesti iu drejtua me ironi:

    “Ti po më kupton çka po flas për herë të parë, vetëm fjalët e këqija. Se për të tjerat më thotë ‘çfarë the, ik, çfarë the, s’po të kuptoj’. Analfabet”.

    Përgjigja e Laertit ishte e shkurtër:

    “U larg qoftë”.

    Gjesti nuk u ndal dhe vazhdoi duke e ngacmuar në formë shakaje:

    “Ti mendon se dua të kem lidhje serioze me ty, por unë nuk kam interes. E ke treguar veten. Ke tentuar edhe dy herë të më puthësh dhe e ke zgjatur puthjen. Kam dhe videot”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark