Gjesti ndez Nju Jorkun me një surprizë virale, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti ndez Nju Jorkun me një surprizë virale, rojtari i sigurisë nuk i reziston dot ritmit në skenë

    Insajderi
    14 June 2025 - 14:15
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti dhuroi një spektakël magjik të premten në New York, duke ndezur skenën dhe zemrat e publikut me performancën e tij të zjarrtë.

    Para një audience masive dhe entuziaste, artisti mahniti të gjithë me energjinë e tij të papërmbajtshme, ndërsa të pranishmit këndonin me njëzëri hitet e tij më të njohura.

    Megjithatë, nga gjithë momentet e paharrueshme të koncertit, një skenë e veçantë mori vëmendjen e të gjithëve dhe u bë virale në rrjetet sociale.

    Gjatë interpretimit të këngës shumë të dashur “Veshu Ndreqe”, Gjesti iu afrua papritur rojës së sigurisë. Ky i fundit, i zënë në befasi, tundi kokën dhe nisi të lëvizte në ritmin e muzikës, duke mos i rezistuar energjisë së këngës.

    Ky moment i këndshëm dhe spontan u publikua menjëherë në faqen e fansave të Gjestit në Instagram dhe u përhap me shpejtësi, duke fituar zemrat e mijëra ndjekësve në rrjetet sociale.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark