Gjesti ngacmon Eglin: Do të puth natën dhe ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti ngacmon Eglin: Do të puth natën dhe …

    Insajderi
    28 January 2025 - 20:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”

    Egli dhe Gjesti kanë krijuar një raport mjaft të mirë në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”. Marrëdhënia e tyre ka patur ulje e ngritje, por duket se nuk qëndrojnë dot larg njëri-tjetrit.

    Ditën e sotme ata kanë patur një bisedë të gjatë, po në një moment Gjesti vendosi që të ngacmonte Eglin. Ai i kujtoi banores një çast nga mbrëmja e kaluar ku ajo i është afruar shumë afër, gati për t’a puthur.

    Por Egli iu kundërpërgjigj se ajo mund të rrijë gjithë ditën ashtu pranë tij dhe nuk do e bënte një gjë të tillë.

    Më pas Gjesti iu drejtua duke i thënë se ‘do e puthë natën, madje gjatë’ dhe banorja duke qeshur i kthehet: “Gjatë e ndjej unë, zgjohem”.

    Pjesë nga biseda:

    Gjesti: Bukur si shumë po ma sill

    Egli: Tu ma sill ti se unë nuk po bëj gjë. Ça manipulatori je, i frikshëm

    Gjesti: Mbrëmë kur m’a bëje (i afrohet dhe i prek hundën)

    Egli: Jo, të thashë me dasht të rri gjithë ditën këtu, nuk të prek, nuk të bëj asgjë, nuk m’a ndalon Vëllai i Madh. Po mundesh të ikësh, ik

    Gjesti: E di çfarë gabimi kam bërë mbrëmë kur m’u afrove kështu? Që nuk të putha shpejt

    Egli: Ti e bën, ama unë jo

    Gjesti: Gabim paska qenë

    Egli: Unë preokupohem për puthjet që jap, jo që marr. Ti mundesh të më puthësh edhe në gjumë pa mendje po nuk është përgjegjësi e imja. Unë nuk mbaj përgjegjësi këtu, është veprim i joti. Nëse ti nuk reziston dot me t’u afruar aq, është prapë reagimi jot

    Gjesti: Pa të puthur në gjumë nuk e lë, edhe kam për të puthur gjatë

    Egli: Po gjatë e ndjej unë, zgjohem.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Show
    28 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark