Gjesti për Eglin: Nëse hyn në shtëpi unë do ta ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti për Eglin: Nëse hyn në shtëpi unë do ta …

    Insajderi
    15 March 2025 - 08:36
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në oborrin e shtëpisë, Rozana dhe Gjesti po bisedonin mbi qëndrimin e tyre dhe sa gjatë mund të vazhdojnë aty.

    Gjeti shprehu mendimin se nuk janë shumë veta brenda dhe për këtë arsye mund të përfundojë shpejt gara.

    Gjatë bisedës, Rozana ngriti një pyetje interesante: “A ka mundësi të sjellin Eglin sot?”.

    Gjesti u përgjigj shkurt: “S’e di”. Megjithatë, ai shtoi se nëse Egli do të futej në shtë, do të prishte sfidën e mosreagimeve.

    “Jo, nëse e sjellin, e prish, menjëherë. S’ma ndien, le të ulet çmimi e krejt. Jo, s’më intereson kjo punë”, tha Gjesti, duke treguar se për të, pranimi i Eglit në shtëpi do të ndikonte ndjeshëm tek ai.

    Foto: Screenshot/YouTube

    Rozana e pyeti më tej: “E prish ë? Çka bën?”.

    Gjesti u përgjigj pa hezitim: “Menjëherë e prish, i flas, muhabet, llaf sa të mundem”.

    Duke e vërejtur ndjenjën që ai shfaqte, Rozana e pyeti: “Të ka marrë malli?”

    “Po, qysh jo”, u përgjigj Gjesti me sinqeritet.

    Ajo vazhdoi ta testonte më tej, duke e pyetur nëse e mendonte Eglin.

    “Po, e mendoj”, pranoi Gjesti, duke shtuar se kishte pasur shumë momente të mira me të, por diçka kishte ndikuar negativisht në situatën e tyre.

    Biseda mes tyre tregoi qartë se Egli është një person me rëndësi për Gjestin dhe se kthimi i saj në shtëpi mund të ndryshojë shumë dinamika brenda saj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark