Gjesti pyetet për momentin kur u godit nga Jozi, këngëtari bën reagim epik - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti pyetet për momentin kur u godit nga Jozi, këngëtari bën reagim epik

    Insajderi
    27 April 2025 - 16:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Në gjysmëfinalen e Big Brother VIP Albania 4 ndodhi një gjë e papritur, që nuk ishte menduar nga askush.

    Ka qenë momenti kur u eliminua Joz Marku së bashku me Loredana Bratin, për ta lënë shtëpinë e famshme.

    Derisa Gjesti po e përcillte për te dera, ai nga ana tjetër e goditi me shuplakë dhe e gjuajti në tokë.

    I pyetur në Post Big Brother për këtë rast, fituesi i këtij edicioni zgjodhi të mos fliste fare.

    Ai e injoroi këtë çast duke thënë se tani ‘u kry çdo gjë’ teksa shtoi: “Nuk kam qejf as të hy andej. Nuk dua t’i jap asgjë. Hiç, hiç”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    27 September 2025
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark