Gjesti thyen kutinë e emergjencës, tenton ta shpëtojë Shkelzenin - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti thyen kutinë e emergjencës, tenton ta shpëtojë Shkelzenin

    Insajderi
    05 March 2025 - 08:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Spektakli i së martës solli një moment të papritur dhe tensionues, teksa reperi Gjesti mori një vendim impulsiv që ndryshoi rrjedhën e lojës brenda shtëpisë së BBVA.

    Pasi liderja e javës, Rizarta, zgjodhi të shpëtonte nga nominimi Kellyn, Mikelën dhe veten, Gjesti reagoi menjëherë, duke u përpjekur të ndihmonte mikun e tij, Shkelzenin.

    I bindur se Shkelzeni ishte në rrezik të madh për eliminim, ai vrapoi drejt kutisë së emergjencës dhe e theu atë për të siguruar imunitetin për të.

    Por në një kthesë të papritur të situatës, Gjesti bëri një gabim të rëndë në strategjinë e tij. Rregulli i lojës e përcakton qartë se imuniteti i kalon personit që thyen kutinë, dhe jo dikujt tjetër.

    Si rezultat, në vend që t’i jepte imunitet Shkelzenit, Gjesti përfitoi vetë nga ky avantazh, duke bërë që e gjithë shtëpia, përveç tij, të përfundojë automatikisht në televotim.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark