Gjesti tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit në gjendje të rëndë: Isha duke vdekur ... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Showbiz

    Gjesti tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit në gjendje të rëndë: Isha duke vdekur …

    Insajderi
    18 March 2025 - 13:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjesti ka bërë më shumë se 150 ditë në izolim pasi nga Big Brother i Kosovës kaloi menjëherë në atë të Shqipërisë.

    E duket se gjendja e tij nuk ka qenë edhe e mirë këto ditë, duke pasur kështu një ngarkesë të madhe emocionale e psiqike.

    Në një bisedë me Gerta Gixharin, ai tregon se si ka hyrë në dhomë të rrëfimit e ka qenë gati duke vdekur.

    Banori nga Kosova thekson se ka qenë duke e lëshuar shpirti prej ngarkesës e të këqijave.

    “Qysh u hi brenda në dhomë të rrëfimit qiky Besart Kelmendi që ka qenë duke vdekur, gati duke më lëshuar shpirti prej ngarkesës së madhe prej të këqijave. A do me e nxjerr, a do e me nxjerr”, tha ai.

    Tutje iu drejtua Gertës me tone të larta: “E di Zoti, unë dhe Vëllai i Madh. Mos bëj gjeste”.

    “Dil ja ku e ke derën”, i tha ajo në anën tjetër.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark