Gjesti vazhdon të mos i shprehë pëlqimin Eglit, ja reagimi i saj – Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjesti vazhdon të mos i shprehë pëlqimin Eglit, ja reagimi i saj

    Insajderi
    25 January 2025 - 16:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjatë një bisede në ambientet e jashtme të shtëpisë, Gjesti ka vazhduar të mos i shprehë pëlqimin Eglit, duke i dhënë një tjetër goditje emocionuese asaj.

    Siç duket, Egli nuk e ka pritur aspak mirë këtë qëndrim dhe ka reaguar në mënyrë të dukshme, duke treguar se kjo situatë po e shqetëson.

    Por si do të zhvillohet më tej kjo histori?
    Pjesë nga biseda:

    Egli: Kur të shërohesh hidhi sytë diku tjetër.

    Gjesti: Pse i kam hedhur ndonjëherë?

    Egli: Nuk e di, pyete vetën

    Gjesti: Nuk i kam hedhur. Të doja ta bëja e kisha bërë kaher

    Egli: Shumë mirë, ti moho dhe poho çfarë të duash

    Gjesti: Nuk po mohoj, as po pohoj, thjesht kur të përqafi dhe kur rri me ty, kur qesh dhe flas me ty, s’do të thotë që unë të kam hedhur sytë ty!

    Egli: Mua s’më bën asgjë, por veten tregon!

    Gjesti: Duhet të kuptosh! E kuptoj që ti ke diçka më shumë se unë.

    Egli: Ti je kontradiktor, veprimet i ke të tjera dhe fjalët i ke të tjera

    Gjesti: S’dua të të jap afrimitet dhe të bëj ty të ndihesh që unë të dua ty shumë aq sa ti mua, s’dua të ta jap, ashtu siç ndihem ashtu e bëj!
    Egli: Ato gjestet, ato prekjet që ke bërë me mua, kurseji dhe mos moho gjërat që ke bërë dhe nuk i mbron dot me fjalë! Ku e ke parë puthjen, ku e ke pasur mundësinë mem puth, në ëndërrat tua s’e ke, mos aludo!

    Gjesti: Nuk kam bërë gjë tjetër që nuk e kam ndjerë, sepse s’dua të të lëndoj. Të kam thënë dhe tjetër herë dhe ta them dhe 1000 herë!

    Egli: Ti nuk ke më asnjë marrëdhënie me mua. Je aktor i madh ti


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark