Gjetaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e dialogut – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjetaj: Çështja e të pagjeturve të jetë pjesë e dialogut

    Insajderi
    04 April 2017 - 10:43
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Pagjetur, Prenk Gjetaj, e ka fajësuar bashkësinë ndërkombëtare për mospërfshirjen e çështjes së të pagjeturve në dialogun që po zhvillohet në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka bërë me dije se arsyetimi i faktorit ndërkombëtar për refuzimin e kërkesës së familjarëve të të pagjeturve ka qenë se dialogu i Brukselit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është i një natyre tjetër, shkruan Epoka e Re.

    Gjetaj ka theksuar se fati i të pagjeturve është peng i politikës së Beogradit. Ai ka kërkuar nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare që fati i të pagjeturve të shikohet me prioritet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark