Gjetën mbi 1 mijë euro në dysheme lajmërohen në polici çifti, premtojnë se do t’i kthejnë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjetën mbi 1 mijë euro në dysheme lajmërohen në polici çifti, premtojnë se do t’i kthejnë

    Insajderi
    28 October 2022 - 11:06
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Çifti nga Prizreni që gjetën mbi 1 mijë euro janë lajmëruar në polici dhe kanë premtuar se do t’i kthejnë

    Një çift i moshuar në Prizren dje janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës për veprën penale “Shpërdorim i Pasurisë së Huaj”.

    Ata dyshoheshin se në “Elkos” në Prizren, kishin gjetur 1 mijë e 50 euro që i kishin rënë në tokë një personi.

    E të njëjtit, pas publikimit të fotografive nga ana e policisë dhe mediave, janë lajmëruar në stacion policor.

    Ata kanë premtuar se paratë do t’i kthejnë.

    Komunikata e plotë e Policisë:

    Me datë 27 Tetor 2022 kemi publikuar për media fotografin e një çifti, për të cilin dyshohej se kanë kryer veprën penale “Shpërdorim të pasurisë së huaj” , konkretisht dyshohej se një grua i ka marrë 1050 euro të cilat i kanë rënë në tokë një viktime, dhe pastaj çifti është larguar nga vendi , vepra ka ndodhur në qendrën tregtare “Elkos“ në Prizren me datë 19/04.2022.

    Menjëherë pas publikimit në media vetë e dyshuar është lajmëruar në Stacionin Policor Prizren dhe është intervistuar lidhur me rastin, ajo e ka pranuar se i ka marrë parat dhe se ka thënë të njëjtat do ti kthen.

    Falënderojmë të gjitha mediat që e kanë publikuar kërkesën e policisë e cila ka rezultuar me sukses.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark