Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në një vilë private në Jezerc të Ferizajt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjendet pa shenja jete një 63-vjeçar në një vilë private në Jezerc të Ferizajt

    Insajderi
    31 July 2025 - 19:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka gjetur pa shenja jete një 63-vjeçar në një vilë private në Jezerc të Ferizajt.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli teksa shtoi se trupi i viktimës u gjet në garazh, pranë veturës së tij.

    “Më 31.07.2025, rreth orës 12:30, Policia është njoftuar se në një vilë private në fshatin Jezerc ndodhej një person pa shenja jete, i moshës 63-vjeçare. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësiti i hetimeve rajonale dhe ekipi i forenzikës. Viktima është gjetur pa shenja jete rreth orës 11:00, në garazh pranë veturës së tij. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor i Qendrës Emergjente në Ferizaj”, tha ai.

    Prokurori i shtetit është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të ndërmerren të gjitha veprimet hetimore të nevojshme, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

    Rasti është duke u hetuar nga Sektori Rajonal i Hetimeve në Ferizaj.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark