Foshnje e vdekur në mbeturina në Prishtinë – KOMF bën thirrje për hetim - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Foshnje e vdekur në mbeturina në Prishtinë – KOMF bën thirrje për hetim

    Insajderi
    19 May 2025 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve (KOMF) ka bërë thirrje për përgjegjësi dhe mbrojtje të fëmijëve pas gjetjes së një foshnje të pajetë në një qese të zezë pranë një deponie të mbeturinave në Prishtinë. 

    Sipas KOMF-it, kjo ngjarje është alarm i rëndë andaj është kërkuar nga institucionet përgjegjëse për sistemim dhe mbrojtje të fëmijëve.

    Ky koalicion ka bërë thirrje për hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.

    PAMJE

    “Bëjmë thirrje për vlerësim të funksionimit të mekanizmave parandalues për identifikimin dhe mbështetjen e nënave në situatë të rëndë sociale apo psikologjike, veçanërisht nënave të reja që mund të jenë të pambështetura dhe të painformuara për ndihmën që mund të marrin. Fuqizim të masave parandaluese, përmes ofrimit të shërbimeve psiko-sociale, programeve të prindërimit, mbështetjes për shëndetin mendor dhe fushatave të ndërgjegjësimit që promovojnë dinjitetin dhe jetën e çdo fëmije. Angazhim të menjëhershëm të institucioneve të mbrojtjes sociale, shëndetësore dhe të drejtësisë për të siguruar që asnjë rast i ngjashëm të mos përsëritet”, thuhet në reagim.

    Prokuroria ka njoftuar se po ndërmerren të gjitha masat dhe veprimet hetimore për këtë çështje.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark