Gjibraltari sekuestron superjahtin 400 mln eurosh – Insajderi
×
  • Lajme
  • Botë
  • Botë

    Gjibraltari sekuestron superjahtin 400 mln eurosh

    Insajderi
    20 February 2017 - 21:46
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjibraltari ka sekuestruar superjahtin e një miliarderi rus, një prej mjeteve të lundrimit më të mëdhatë në botë, për shkak se kompania gjermane e prodhimit të tij pretendon se asaj i detyrohet ende një shumë prej 15.3 milionë euro.

    Pretendimi i saj ka bërë që jahti superluksoz i Andrey Melnichenko të ngecë në Gjibraltar, një territor britanik, që prej së mërkurës së kaluar. Zëdhënësi i tij u shpreh besimplotë se urdhri i ndalimit do të hiqet shumë shpejt.

    Jahti i regjistruar në Bermuda dhe i ndërtuar nga “Nobiskrug”, la pas kantierin e portit Kiel në Gjermaninë veriore dy javë më parë. Ai është 143 metra i gjatë dhe ka 3 kolona, më e larta prej 100 metrash. Jahti, i një tonazhi prej 12.600, thuhet të ketë kushtuar të paktën 400 milionë euro.

    “Nobiskrug” thotë se ai ka edhe një mbulesë nënujore vëzhgimi, një motor hibrid me naftë dhe elektrik, ndërsa sistemi i lundrimit është i një gjendje superperfekte, apo “state of the art”. Dizenjuesi i tij është pikërisht Philippe Starck.

    Sipas dokumenteve të para nga media gjermane “NDR News”, “Nobiskrug” kërkon një pagesë prej 9.8 milionë eurosh, sikurse edhe 5.5 mln euro për nënkontraktorët dhe interesat. Kompania nën siglën e së cilës është regjistruar jahti nga Bermuda është “Valla Yachts Ltd”.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark