Karim Adeyemi pritet të jetë lojtari i radhës që do të largohet nga Borussia Dortmund gjatë afatit kalimtar veror.
Sulmuesi gjerman po kërkon një sfidë të re në karrierën e tij dhe duket se nga sezoni i ri do të luaj jashtë elitës së futbollit gjerman Bundesliga.
Juventusi prej kohësh është interesuar për sulmuesin gjerman, por deri më tani nuk ka bërë hapa para për transferimin e tij.
Megjithatë Zonja e Vjetër tani ka një rival të fortë për t’i siguruar shërbimet e sulmuesit këmbëshpejtë.
Gjiganti anglez Chelsea ka shprehur interesim për transferimin e Adeyemit dhe tanimë po planifikon një ofertë në drejtim të Dortmundit.
22-vjeçari ka dy vite që është pjesë e Dortmundit, derisa verdhezinjtë janë të gatshëm ta lënë të largohet nëse vije një ofertë mbi 40 milionë euro.
Në sezonin e fundit, Adeyemi ka zhvilluar 34 ndeshje derisa ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar në dy të tjerë.