Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Kolo Muanin - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti anglez po përgatitë ofertë për Kolo Muanin

    Insajderi
    22 June 2025 - 14:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Chelsea e ka të qartë se ka nevojë për një qendërsulmues të fortë nëse dëshiron të rivalizojë me klubet më të mira të Ligës Premier.

    Klubi londinez e ka identifikuar Randal Kolo Muanin si njeriun ideal për të udhëhequr repartin ofensivë.

    Që nga ardhja e Todd Boehly, projekti i Chelseat është fokusuar në nënshkrimin e lojtarëve të rinj premtues, të cilët mund të rrisin vlerën e tyre dhe të sjellin përfitime afatgjata për klubin.

    Megjithatë, për të qenë realisht konkurrues, Chelsea e di se ka nevojë për përforcime të klasit botëror në disa pozicione kyçe, si portieri dhe qendërsulmuesi, role që kërkojnë më shumë përvojë dhe siguri sesa thjesht potencial për zhvillim.

    Për portën, klubi tentoi të nënshkruajë me Mike Maignan, por marrëveshja dështoi në momentet e fundit, duke lënë të hapur dyshimet mbi Robert Sanchez dhe Filip Jorgensen si zgjidhje afatgjata.

    Sa i përket sulmit, edhe pse Chelsea ka nënshkruar së fundmi me Liam Delap nga Ipswich për rreth 40 milionë euro, klubi mendon se një sulmues më i afirmuar si Kolo Muani do të ishte zgjidhja e duhur për projektin e Enzo Marescas.

    Francezi shihet si lojtari që mund të konkretizojë rastet e krijuara nga Palmer dhe të tjerët.

    Sipas L’Equipe, Chelsea është futur fuqishëm në garë për Kolo Muanin, i cili deri tani dukej se do të vazhdonte karrierën te Juventusi, pas disa paraqitjeve mbresëlënëse në Serie A.

    Aktualisht, kartoni i tij është në pronësi të Paris Saint-Germain, që duhet të vendosë gjatë javëve në vijim për të ardhmen e sulmuesit, për të cilin dikur pagoi mbi 80 milionë euro.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark