Jules Kounde mund të largohet nga Barcelona për ta vazhduar karrierën në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.
Mbrojtësi francez ka qenë një nga futbollistët kryesorë për Barcelonën këtë sezon, duke u përshtatur mirë nën urdhrat e trajnerit gjerman Hansi Flick.
Pavarësisht se luan si mbrojtës i djathtë, francezi ka dhënë paraqitje të qëndrueshme në një rol kërkues.
Arsenali thuhet se po përgatit një ofertë për Kounde. Mikel Arteta dëshiron ta ketë atë nën urdhrat e tij në Ligën Premier.
Barcelona nuk ka gjasa të shesë në janar, por mund të konsiderohet një lëvizje gjatë verës.
Mediat e ndryshme në Anglië kanë raportuar se Barcelona mund të joshet nga oferta e përfolur e Arsenalit prej 75 milionë eurosh.
Një transferim gjatë verës mund të jetë i mundur nëse Barcelona merr parasysh përfitimet financiare.
Tani për tani, Kounde do të fokusohet në vazhdimin e paraqitjeve të tij të forta në La Liga dhe Ligën e Kampionëve.