Gjiganti italian i vihet pas yllit të Realit - Insajderi
×
  • Sport
  • Sport

    Gjiganti italian i vihet pas yllit të Realit

    Insajderi
    15 July 2025 - 08:45
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    AC Milan e di se kush mund të zëvendësojë Theo Hernández pas transferimit të tij te Al-Hilal: Fran García.

    Mbrojtësi i majtë i Real Madridit është shfaqur si kandidati kryesor për të përforcuar krahun e majtë të skuadrës kuqezi, sipas gazetarit Rudy Galetti.

    Drejtuesit sportivë të klubit italian besojnë se spanjolli përfaqëson kombinimin ideal mes rinisë, eksperiencës dhe potencialit, duke e vendosur atë në krye të listës për të zëvendësuar ndërkombëtarin francez.

    Pas gjashtë sezoneve të shkëlqyera në “San Siro”, Theo Hernández i dha fund aventurës së tij me Milanin për të pranuar një ofertë të majme nga Arabia Saudite.

    Në Lombardi janë të vetëdijshëm se largimi i tij lë një boshllëk të vështirë për t’u mbushur, ndaj janë në kërkim të një lojtari që garanton prezencë ofensive, siguri në mbrojtje dhe qëndrueshmëri fizike — cilësi që García i ka treguar si me Real Madrid-in, ashtu edhe në Kupën e Botës për Klube, ku ishte titullar i rregullt.

    Interesi i Milanit vjen në një moment kyç për karrierën e lojtarit spanjoll, pasi ai mund të humbasë hapësirën te “Los Blancos” për shkak të ardhjes së afërt të Álvaro Carreras dhe rikuperimit fizik të Ferland Mendyt. Kjo situatë mund të hapë derën për një largim të mundshëm, me synimin për të pasur vazhdimësi në nivelin elitar.

    Përveç Fran Garcías, në orbitën e Milanit janë përmendur edhe emra të tjerë si alternativa për mbrojtjen e majtë: Sergio Reguilón (aktualisht pa skuadër pas largimit nga Tottenham), Emerson Palmieri nga West Ham dhe Fabiano Parisi nga Fiorentina. Megjithatë, profili i García-s duket më bindësi për drejtuesit kuqezi, të cilët duan të veprojnë shpejt për të forcuar një sektor vendimtar të mbrojtjes për sezonin e ardhshëm.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark