Gjiko flet për akuzat se e dhunoi seksualisht një të mitur: U shemb bota mbi ne, Elita me ka pyetur se... - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Gjiko flet për akuzat se e dhunoi seksualisht një të mitur: U shemb bota mbi ne, Elita me ka pyetur se…

    Insajderi
    13 September 2025 - 22:28
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Reperi i njohur Gjiko ka folur hapur për periudhën më të vështirë të jetës së tij, kur ndaj tij u ngritën akuza të rënda rreth 10 vite më parë. Ai ka treguar se përveç presionit mediatik, në të njëjtën kohë familja po kalonte një dramë të madhe, pasi vëllai i tij Arlindi ishte i sëmurë nga kanceri.

    “Na u shemb bota mbi neve. U përhapën aludime se unë kisha fjetur me një vajzë pa dëshirën e saj, nën ndikimin e kanabisit. Akuza nuk erdhi nga ajo, por nga prokuroria. Vajza ishte 18 vjeçe, një fanse shumë e zjarrtë që donte kontakt me mua. Kam pasur shkrimet e saj në Facebook ku i kam thënë se nuk dua të kem lidhje. Kur gjykata pa këto fakte, ne u shpallëm të pafajshëm,” tha reperi.

    Gjiko shtoi se ky proces i ka shkaktuar dëme të mëdha emocionale dhe psikologjike: “Stresi, ankthi, dëmet psiqike… por më e rënda është kur mendon gruan, fëmijët, babin, nënën. Çfarë t’u bësh atyre?”

    Ai tregoi gjithashtu se e ka diskutuar çështjen me bashkëshorten e tij, Elitën, e cila sipas tij ka treguar forcë dhe mbështetje të jashtëzakonshme: “Me Elitën e kemi bërë muhabet. Më ka pyetur a është e vërtetë. Ajo ka qenë stoike.”


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark