
Si pasojë e përplasjes së dy automjeteve në afërsi të Pendës së Livoqit në Gjilan, kanë mbetur të lënduar 12 persona, pasagjerë në këto makina.
Të lënduarit nuk janë në gjendje të rëndë shëndetësore, njofton policia rajonale e Gjilanit.
Togeri Ismet Hashani i ka thënë gazetës Zëri se ga hetimet e para mësohet se deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur ateherë kurë drejtuesi i veturës “Golf”, me targa 01 gjatë lëvizjes në aksin rrugor Prishtinë-Gjilan me të arritur përball pendës së fshatit Livoq i Eperm, për shkaqe të panjohura kaloi në shiritin e kundërt të lëvizjes dhe e goditi veturën “Opel Omega” me targa regjistrimi 04, e cila lëvizte nga drejtimi i kundërt.
Rasti është duke u hetuar nga njësitë e Trafikut Rajonal të Gjilanit.