Arrestohet një person që mbolli bimë narkotike në oborrin e tij - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Arrestohet një person që mbolli bimë narkotike në oborrin e tij

    Insajderi
    21 April 2016 - 15:27
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka arrestuar një të dyshuar i cili në pronën e tij në fshatin Cërnicë të Gjilanit, kishte të mbjellur tërë oborrin e shtëpisë me bimë të lëndëve narkotike.

    Po ashtu, policia njofton se ka konfiskuar bimët e dyshuara, si dhe ka bastisur shtëpinë e të dyshuarit me ç’rast kanë gjetur edhe një armë automatike AK-47 me 25 fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe 22 fishekë të tjerë të kalibrave të ndryshëm.

    Policia e Kosovës njofton se për rastin në fjalë janë duke u bërë hetimet e nevojshme nga njësiti përkatës.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark