Gjilan: Dy të maskuar i hedhin sprej viktimës në sy dhe ia vjedhin çantën me shumë para - Insajderi
×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Gjilan: Dy të maskuar i hedhin sprej viktimës në sy dhe ia vjedhin çantën me shumë para

    Insajderi
    05 April 2023 - 17:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një grabitje ka ndodhur sot në Gjilan rreth orës 08:45.

    Sipas policisë dy persona të maskuar i kanë hedhur sprej një personi duke ia grabitur çantën me para.

    “Njësitet policore relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe në bazë të hetimeve preliminare dyshohet se “dy persona të maskuar duke përdorur sprej, kanë arritur që viktimës shtetas i Kosovës të ia grabisin një çantë në cilën kishte  një shumë të konsiderueshme të parave”, njofton policia.

    Të dyshuarit pas grabitjes janë larguar në drejtim të panjohur.

    “Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili rastin e ka cilësuar ,,Grabitje’’, të dyshuarit janë vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, ndërsa rrethanat e rasti po hetohen nga hetues policor rajonal në Gjilan”, thuhet në njoftimin e PK-së.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark