Xhemajl Beluli, 61-vjeçari i cili ishte zhdukur nga e enjtja në Gjilan, është gjetur pa shenja jete.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani bëri të ditur për Insajderin se po e presin raportin zyrtar mjekësor.
“Jemi në pritje të një raporti nga mjeku. Tani prokurori mbetet të vendos nëse do ta dërgojë për obduksion trupin e pajetë në IML apo jo. Më vonë do të bëjmë të ditura edhe informacione të tjera lidhur me rastin”, bëri të ditur Hashani.
Policia e Kosovës, përmes një njoftimi kishte kërkuar ndihmë nga qytetarët për ta gjetur tashmë të ndjerin. /Insajderi.org/