Dy burra dyshohet se nën kërcënimin e sëpatës dhe thikës, i kanë grabitur një gruaje zinxhirin e qafës nga ari dhe një orë dore në Gjilan.
Sipas policisë, të dyshuarit ende nuk janë kapur.
“Raportohet se dy të dyshuar meshkuj kosovar të shoqëruar nga një i dyshuar tjetër nën kërcënimin e një sëpate dhe thike, i kanë grabitur viktimës m/k një zinxhir qafe nga ari dhe një orë dore. Të dyshuarit janë larguar në drejtim të panjohur me një veturë me targa vendore, rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë.