Gjilan: Policia aksion në shtatë argjendari- konfiskohen mbi 33 kilogramë ari dhe afro 25 mijë euro – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjilan: Policia aksion në shtatë argjendari- konfiskohen mbi 33 kilogramë ari dhe afro 25 mijë euro

    Insajderi
    02 June 2024 - 08:55
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Policia e Kosovës ka njoftuar se nën dyshimin për tregti të paligjshme, në shtatë lokacione të argjendarive në Gjilan ka sekuestruar 33 kilogramë e 310 gramë ari dhe afro 25 mijë euro para të gatshme.

    Një gjë e tillë është bërë e ditur me anë të raportit ditor, ku thuhet se lidhur me rastin janë arrestuar gjashtë persona.

    “Gjilan, 01.06.2024-15:00. Sektori për Hetimin e Korrupsionit i Policisë së Kosovës në koordinim me Doganën e Kosovës pas pranimit dhe verifikimit të informatës për dyshim për Tregti të paligjshme nga disa biznese që ushtronin veprimtarinë argjendarive, kanë ndërmarrë veprime operacionale në rajonin e  Gjilanit duke kontrolluar shtatë (7) lokacione të ndryshme me ç’rast gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar përkohësisht: 33kg e 310 gram ari (tridhjetë e tre kilogram e treqind e dhjetë gram ari), 14.650.00€ dhe 9.720.00 franga zvicerane”, thuhet në njoftim.

    Gjashtë të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, sipas policisë. /Insajderi.org/


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark